Koronavirusi në Kosovë, 8 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 15:15 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 8 të vdekur në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë i lartë. Vetëm në 24 orët e fundit, 8 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 460 testime, nga të cilat 119 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 13,334 persona nga 50,683 teste të kryera. Luftën me virusin e kanë humbur 516 qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos