
Kosova regjistroi 9 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke shënuar përkeqësim bilanci në krahasim me ditën e djeshme, ku u regjistrua vetëm një i vdekur nga Covid-19.
Ndërkohë, 116 janë rastet e reja me koronavirus. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 115.
Deri tani, në Kosovë kanë ndërruar jetë 508 persona të prekur me koronavirus. (A2 Televizion)