Koronavirusi në Kosovë, 9 të vdekur dhe 122 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 15:22 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 9 të vdekur dhe 122 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar 9 persona të vdekur në 24 orët e fundit të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, nga 452 teste të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 120 persona. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar edhe 122 persona.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 13,454, nga të cilët 525 persona kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos