Koronavirusi në Shqipëri, 17 raste të reja në Krujë, 8 në Kurbin, asnjë në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 11:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 17 raste të reja në Krujë, 8

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga këto raste, 17 janë regjistruar në Krujë dhe 8 në Kurbin, ndërsa për herë të parë nga 9 marsi nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste, nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë, 345 kanë fituar luftën me virusin, ndërsa 238 janë rastet aktive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:

Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë            253 raste

- Durrës            42 raste

- Lushnje          6 raste

- Elbasan          16 raste

- Fier                 36 raste

- Kavajë            9 raste

- Rrogozhinë     4 raste

- Korçë             19 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër          99 raste

- Lezhë             14 raste

- Berat              2 raste

- Has                13 raste

- Krujë              40 raste

-Tropojë           4 raste

- Pukë               5 raste

- Mirditë           3 raste

- Kukës           11 rast

-Mallakastër     1 rast

- Kurbin           27 raste

Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos