Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 21 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 17:30 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 21 të

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2568 testime nga të cilat 40 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me Covid-19, ndërsa 21 janë shëruar.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Raporti I Ministrisë së Shëndetësisë

Sot ka nisur muajin hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos