Koronavirusi në Shqipëri, 422 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 17:17 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 422 raste të reja në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1908 testime, nga të cilat 422 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 10 persona duke shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 14 persona të vdekur të prekur me koronavirus.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         422

Të shëruar në 24 orë      631

Të shtruar në spitale      379

Humbje jete në 24 orë   10

Testime ditore              1908

Testime totale            240,623

Raste pozitive            53,425

Raste të shëruara       28,752

Raste Aktive               23,575

Humbje jete               1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12865

Fier        1700

Durrës  1310

Shkodër    1317

Vlorë      1082

Korçë    1056

Elbasan  939

Berat      918

Lezhë     911

Gjirokastër  552

Kukës    488

Dibër     437 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos