Koronavirusi në Shqipëri, raste aktive vetëm në 8 qarqe, 3 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 17:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, raste aktive vetëm në 8 qarqe, 3

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 persona me koronavirus.

Në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person, ndërsa janë shëruar dy të prekur me Covid.

Aktualisht në vendin tonë janë 52 raste aktive, nga të cilat 28 janë në Tiranë, ndërsa në 4 qarqe nuk ka asnjë person të infektuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1140

Testime totale            818,619

Raste pozitive             132,537

Raste të shëruara       130,029

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos