Koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja, asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 17:19 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat 13 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke shënuar një rritje të lehtë të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 2 qytetarë janë shëruar.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2. Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki:  3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (7 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       13

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore               2007

Testime totale            823,533

Raste pozitive             132,557

Raste të shëruara       130,035

Raste Aktive                  66

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Elbasan       8

Shkodër       7

Korçë          7

Fier              6

Vlorë             5

Durrës           4

Lezhë           2

Kukës          1

Gjirokastër         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos