
Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 18579, me 523 të vdekur të regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 177633. Nga ana tjetër, prej të gjitha rasteve të konfirmuara, 70853 janë shëruar.
Shifra e viktimave ditore ka një ulje të vogël, krahasuar me një ditë më parë, kur humbën jetën 567 persona.
Parlamenti po diskuton për një plan gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen ekonomike. Ndërsa Ministria e Arsimit po shqyrton mbajtjen ose jo të provimeve finale për nxënësit dhe studentët, pasi nuk dihet ende nëse ka funksionuar mësimdhënia online. Të infektuarit me Covid-19 në të gjithë botën janë më shumë se 2 milionë, ku gjysma prej tyre gjendjen vetëm në kontinentin Evropian.
Pas Italisë dhe Spanjës, Franca është një tjetër shtet i këtij rajoni që po kalon periudhë tepër të vështirë nga pandemia koronavirus. Virusi i rrezikshëm u ka marrë jetën më shumë se 15 mijë personave, ndërsa ka infektuar më mbi 130 mijë vetë. Presidenti Emmanuel Macron zgjati masat kufizuese deri më 11 maj, dhe po shqyrton disa mjekime për të trajtuar pacientët me koronavirus. (A2 Televizion)