Skandal në restorantin e Mc Donald's, nuk pranohen klientët afrikanë nga frika e koronavirusit

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 10:42 | Bota

Një lajmërim skandaloz, në hyrje të një prej emrave më të njohur të gastronomisë botërore, që është vetëm maja e “ajsbergut” i një situate që rrezikon të degjenerojë.

Një restorant Mc Donald’s u mbyll provizorisht në Kinë pasi kishte ekspozuar një lajmërim për klientët ku ftoheshin personat “me ngjyrë” që të mos hynin në ambientet e brendshme. Sipas dyqanit, vendimi merrej për të mbrojtur atë komunitet nga risku i infektimit nga koronavirusi, por kjo nuk mjaftoi për të mos shkaktuar skandal, veçanërisht nga një kompani që ka bazuar në diversitetin e saj pjesë të suksesit planetar.

Mc Donald’s në Kinë kërkoi ndjesë publike duke thënë se ai ishte vendim personal i menaxherit të dyqanit, që ndodhet në Guangzhou. Por fakti më domethënës ka të bëj me klimën raciste që po sjell paniku i përhapjes së pandemisë në atë qytet, Kantoni i dikurshëm që është një nga pikat më të rëndësishme dhe të përparuara të Kinës, me 13 milionë banorë.

Qyteti jo larg nga Hong Kongu  është një nga kryeqendrat e  tregtisë në Azi, dhe janë të ndryshme komunitetet e huaja që jetojnë aty prej vitesh. Ajo afrikane, është një nga më të rëndësishmet, duke menduar interesat gjigante që Pekini ka në atë kontinent.

Lajmërimi që shkaktoi skandal në Guanzhou

Por në ditët e koronavirusit, lajmet alarmante që tregojnë një predispozitë të personave me origjinë afrikane për t’u infektuar, jo të provuara shkencërisht, ka ndryshuar qasjen e popullsisë vendase ndaj tyre.

Janë shumë dëshmitë që tregojnë si në atë qytet, por jo vetëm, po kryen kontrolle të rrepta ndaj këtij komuniteti edhe ndaj atyre që nuk kanë asnjë simptomë, duke futur detyrimisht në karantinë edhe personat që ndodheshin në shtëpitë e tyre ose në hotele, siç raporton BBC.  

Video shtetasish afrikanë që detyrohen të flenë në rrugë ose në stacionin e policisë janë bërë virale, duke shmangur edhe censurën e Pekinit, që zyrtarisht ka shpërndarë mesazhe vëllazërimi me Afrikën dhe shtetasve të saj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos