Koronavirusi, Rakacolli: Vaksina do të jetë e garantuar

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 19:50 | Aktualitet
Koronavirusi, Rakacolli: Vaksina do të jetë e garantuar

Mira Rakacolli, shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha në A2 se vaksina do të jetë e sigurt dhe e garantuar.

“Vaksina që do të marrim do të jetë patjetër e sigurt dhe do të ketë patjetër garancinë nga një nga agjencitë farmaceutike të mirënjohura, si FDA në Amerikë apo EMA në Evropë. Po përpiqemi në disa drejtime. E rëndësishme është që vaksina do të vijë brenda 3 muajve të parë të vitit që vjen”, deklaroi Rakacolli.

https://a2news.com/2020/12/17/mbrojtje-ligjore-per-pfizer-dhe-moderna-ne-shba-nuk-mund-ti-padisesh-nese-vaksina-te-shkakton-probleme-te-renda/

Në lidhje me mënyrën se si do të veprohet me shkollat, Rakacolli u shpreh se gjithçka do të varet nga situata që do të kemi në janar.

“Do të shohim në mesin e janarit sepse kjo pandemi na ka mësuar që nuk mund të bësh parashikime afatgjata”, tha Rakacolli.

“Kemi shtim të numrit të rasteve, por është situatë e qëndrueshme. Nuk kemi rritje eksponenciale si në vendet e tjera të botës. Numri i shtrimeve në spital po vjen në ulje dhe për këtë arsye themi që për momentin, masat e marra, janë të justifikuara. Nëse do të ketë shtim rastesh, do të ketë masa të reja në përputhje me dinamikën e shtrimeve në spitale”, shtoi Rakacolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos