Koronavirusi, Vasili thirrje Ramës: Zgjidhe qesen, situata nuk përballet me teatër

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 17:40 | Politikë
Koronavirusi, Vasili thirrje Ramës: Zgjidhe qesen, situata nuk

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ripërsëriti thirrjen ndaj qeverisë që të heqë dorë nga propaganda për situatën e koronavirusit dhe të marrë masa.

Ish ministri Vasili i kërkoi kryeministrit Rama që të sigurojë materialet mbrojtëse për personelin mjekësor dhe të vendosë fonde për koronavirusin sa 1 km rrugë koncesionesh.

“Edi Rama zgjidhe qesen, coronavirusi nuk përballet me teater mediatik!! Mungesat në qendrat shëndetësore me dezinfektantë, doreza, alkool, maska, bile edhe ujë janë fakt. Financimi i qeverisë është shumë i ulët dhe nuk përmbush kërkesat. Personeli shëndetësor është i pambrojtur për shkak të këtyre mungesave të mëdha të materialeve bazike. Zgjidhjet janë të thjeshta. Të vendosen fonde për koronavirusin sa 1 km rrugë koncesionesh pra 20 milion euro dhe kjo është kaq e thjeshtë. Rama duhet të heshtë dhe të lerë profesionistët të flasin si dhe të lerë alibitë e të mos e krahasojë Shqipërinë me asnjë shëndetësi europiano-perëndimore”, shkruan nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos