Koronavirusi, vendet europiane nënshkruajnë kontratën me kompaninë “AstraZeneca” për vaksinën

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 19:47 | Bota
Koronavirusi, vendet europiane nënshkruajnë kontratën me

Ministri italian i Shëndetësisë bën me dije se Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca” për të furnizuar qytetarët e vendeve të tyre me vaksinën e koronavirusit.

Sipas të dhënave kontrata bën fjalë për 400 milionë doza të vaksinës së mundshme, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Faza eksperimentale e kësaj vaksine pritet të përfundojë në vjeshtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Speranza bën me dije se dozat e para të kësaj vaksine do të jenë të mundura në fund të vitit.

“Vaksina është zgjidhja e vetme kundër Covid-19”, shtoi ministri italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos