
Shtyhet për në shtator shqyrtimi nga Kuvendi i projektligjit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, struktura që do të menaxhojë pronën shtetërore dhe që është kritikuar jo vetëm nga ekspertët, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Mazhoranca dhe opozita e re kanë
rënë dakord për ngritjen e një grupi pune që do të analizojë me detaje draftin
e shumëpërfolur.
Sipas variantit të qeverisë, Korportata e
Investimeve përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Në varësi të Ministrisë
së Financave dhe Ekonomisë, ajo mund të marrë në pronësi pronat shtetërore dhe
të bashkëfinancojë projekte investimi, duke kontraktuar privatin. (A2 Televizion)