Rama lançon aksionin e dytë antiinformalitet, paralajmëron bizneset

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 14:43 | Ekonomi
Rama lançon aksionin e dytë antiinformalitet, paralajmëron

Kryeministri Edi Rama i ka bërë të qartë bizneseve dhe punonjësve të administratës se do të nisë një aksion i ri në luftën kundër informalitetit, i fokusuar veçanërisht tek turizmi dhe ato subjekte që nuk lëshojnë kupona tatimorë apo kanë shkelje me kasat fiskale.

Rama paralajmëroi bizneset se çdo subjekt që kapet në shkelje do të marrë dënimin më të ashpër që parashikon ligji.

Sipas kryeministrit, 15 mijë kasa fiskale në të gjithë vendin janë joraportuese, inspektorët tatimorë i janë rikthyer korrupsionit, skemat e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së vazhdojnë dhe administrata është në anarki të plotë.

Ky është aksioni i dytë antiinformalitet që Rama lançon, pas atij të shtatorit ne vitin 2015.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos