
Pesë ditë pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, Qeveria ka emëruar në këtë pos Delina Ibrahimajn. Ajo mbante deri tani postin e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave.
Të mërkurën e javës së kaluar, Duro u shkarkua pas vetëm 3 muajsh në detyrë, ku kishte zëvendësuar Vasilika Vjeron. Arsyeja e shkarkim mësohet se është mosrealizimi i të ardhurave, veçanërisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Për 5 muajt e parë të këtij viti, në të ardhurat tatimore mungonin 25 milionë euro kundrejt planit.
Administrata Tatimore i është nënshtruar riformatimit gjatë muajve të kaluar, veçanërisht në Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Pak ditë më parë, Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zhvilluar një mbledhje me drejtoritë rajonale për të analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave dhe për të miratuar planet dhe objektivat për pjesën e dytë të vitit. (A2 Televizion)