Porti i ri i Porto Romanos, Rama: Po të kishte nisur 30 vite më parë, sot do ishim duke i marrë frutet

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 11:58 | Politikë
Porti i ri i Porto Romanos, Rama: Po të kishte nisur 30 vite më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në konferencën e organizuar për Portin e ri të Porto Romanos në Durrës, u shpreh se kjo është një vepër që duhet të kishte nisur kohë më parë, pasi sot do të ishim duke i marrë frutet.

Megjithatë, sipas Ramës, kjo gjë ka nisur tani, pasi tani janë pjekur kushtet për ta vënë përpara këtë projekt, duke e hequr kështu nga ajo figura e vjetër si një skenografi e Kinostudios “Shqipëria e Re”, e që nuk ka asnjë lidhje me shekullin e 21.

“Ambicia jonë është që porti i ri të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit detar me Perëndimin dhe me gjithçka tjetër shkon përtej saj, për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër dhe për këtë arsye, ne e kemi nisur këtë proces paralelisht në radhë të parë me Kosovën dhe ashtu siç kemi filluar punën për hekurudhën, nga ana tjetër kemi mbështetur financiarisht si qeveri studimin e fizibilitetit për Portin e thatë të Prishtinës. Një nga lajmet më të mira të Samitit ishte mes të tjerave edhe fakti se Korridori 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor dhe hekurudhor të Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

Kryeministri Edi Rama
https://a2news.com/2022/12/12/projekti-i-portit-te-ri-tregtar-te-durresit-ne-porto-romano-balluku-390-mln-te-ardhura-dhe-1500-te-punesuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos