All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha sulmon “aleatët” e Ramës: Jemi parti revolucioni, këtu nuk dikton as Vucic as Sulltani turk

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 20:15 | Politikë
Berisha sulmon “aleatët” e Ramës: Jemi parti revolucioni,
All - Paragraf - 1

Gjatë fjalimit të tij në kuadër të përvjetorit të PD-së, lideri demokrat Sali Berisha kishte fjalë të ashpra edhe për ato që cilëson si aleatët ndërkombëtarë të kryeministrit Edi Rama.

Pasi cilësoi aktin e shpalljes së tij “non grata” nga Uashingtoni si “një nga aktet korruptive më madhore në botë” dhe veprimet e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim si “të turpshme”, Berisha shtoi se “ne e rithemeluam gjithsesi PD-në si parti e vokacionit perëndimor, nuk pranojmë kurrë që këtu të diktojë Vucic, as Sulltani dhe as që Turqia të jetë vend përcaktues këtu”, duke iu referuar presidentit turk Erdogan.

All - Paragraf - 3

Berisha shtoi me ironi se 500 vjet pushtim ishin të mjaftueshëm, dhe se Ankaraja mund të merrte “Ramën si guvernator aty, ne jemi pjesë e NATO, krahas Amerikës“. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/11/berisha-ne-pervjetorin-e-pd-sulmon-serish-kim-dhe-blinken-non-grata-akti-korruptiv-me-i-madh-i-historise/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos