Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, Balluku: 390 mln euro të ardhura dhe 1500 të punësuar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 11:19 | Politikë
Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano,

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, foli sot në prezantimin e projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në zonën e Porto Romanos.

Sipas Ballukut, ky është një proces me rëndësi jetike për ekonominë vendase, ndërsa shtoi se, së bashku me Marinën e Jahteve, do të ndërtohet një kompleks portual.

Ky investim, sipas Ballukut, do të jetë me faza, modern e që do t'i përgjigjet nevojave të katër dekadave të ardhshme.

Ajo shtoi gjithashtu se nga ky projekt do të sjellë 390 milionë euro të ardhura, ndërsa do të punësohen 1500 persona.

“Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe ndërlidhjes rrugore dhe asaj hekurudhore, ku përveç asaj të brendshme që do të lidhë të gjithë terminalet brenda, do të ketë edhe një tjetër që e lidh atë me Marinën dhe më pas edhe me hekurudhën Tiranë – Durrës.

Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese. Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.” (A2 Televizion)

Belinda Balluku
https://a2news.com/2022/12/12/porti-i-ri-i-porto-romanos-rama-po-te-kishte-nisur-30-vite-me-pare-sot-do-ishim-duke-i-marre-frutet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos