Kosova barazoi 0-0 me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke zbehur edhe më tej shpresën për një kualifikim të mundshëm në Evropian.
Të besuarit e Alain Giresse nuk u treguan të saktë në përmbylljen e aksioneve, pasi dominuan ndeshjen me zotërim topi dhe raste.
Zhegrova e dërgoi topin në rrjetë, por sistemi VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje të Celinës, ndërsa Muriqi humbi një rast të mirë në minutat shtesë.
Me këtë rezultat, Kosova zbret në vendin e katërt të grupit, pasi parakalohet nga Izraeli që mundi Bjellorusinë në transfertë. (A2 Televizion)
