Kualifikueset 'Euro 2024’, Shqipëri sulmuese për fitoren ndaj Moldavisë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 16:55 | Futboll
Kualifikueset 'Euro 2024’, Shqipëri sulmuese për fitoren

Me formacionin 4-1-4-1, por me shumë lojtarë në fazën ofensive. Pak dilema për formacionin titullar, në kërkim të fitores së parë në kualifikueset e Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Trajneri Sylvinho ka kristalizuar idetë për skuadrën që do të hedhë në fushë këtë të shtunë, ku objektivi i vetëm i kuqezinjve është fitorja. Dilema kryesore lidhet me portën, ku Etrit Berisha duket në avantazh përballë Strakoshës.

Mungesa e Balliut në mbrojtje bën që Hysaj të spostohet nga e djathta, teksa në krahun e majtë do të jetë Mitaj. Në qendër pritet dyshja Ismajli-Gjimshiti.

Vendin e të dëmtuarit Gjasula në mesfushë pritet ta marrë Ramadani, i cili mund të fitojë balotazhin me Asllanin. Asani dhe Uzuni do të luajë nga krahët, ndërsa Nedim Bajrami do të ketë përkrah të rikthyerin Keidi Bare. Në majën e sulmit kuqezi do të jetë Sokol Cikalleshi.

Me këtë skuadër, Shqipëria synon të marrë tre pikët e para në Grupin E kualifikues. Çdo rezultat që nuk është fitorja në Arenën Kombëtare do të ishte dështim dhe rrezikon të kompromentojë ecurinë e skuadrës prej startit të kualifikueseve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos