Prag tragjedie në MotoGP, aksident i tmerrshëm në provat e lira

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 17:51 | Futboll

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, u shmang për mrekulli tragjedia.

Marc Marquez dhe Johann Zarco pësuan një aksident të frikshëm, me motorët e secilit pilot që u shkatërruan krejtësisht, por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda për spanjollin dhe francezin.

Marquez rrëshkiti në fund të vijës së drejtë, duke goditur me motorin e tij atë të Zarco, i cili fluturoi në ajër.

Për fat të mirë, përplasja ishte motor me motor, pasi nëse do të ishte motor me pilot, pasojat do të ishin të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos