Kosova blen automjete ushtarake të blinduara nga Turqia

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 21:59 | Kosova

Kosova ka nënshkruar një kontratë me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit. Lajmi është bërë i ditur nga “Radion Evropa e Lirë”.

Automjetet do të jenë të tipit “Vuran”, ndërsa pritet të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm në Kosovë.

Katër automjeteve të tipit “Vuran” do të jenë 4×4, ndërkaq që dhjetë të tjerat janë të së njëjtës kompani, por të tipit KIRPI, të pajisura me armatime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos