Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan mbrëmjen e kaluar marrëveshjen për mbrojtjen e të dhënave të klasifikuara, një vendim shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha se tashmë dy shtetet marrin përsipër detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra-tjetrës dhe shkëmbimin e tyre.
Diplomati amerikan tha se në kohën ku jetojmë, partnerët duhet të shkëmbejnë informata shpejt dhe pa pengesa, pasi kjo gjë është jetike në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje nuk është e rëndësishme vetëm sepse shënon kulmin e më shumë se dy viteve të bashkërendimit dhe negociatave, por përfaqëson edhe zotimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë”, tha ambasadori Hovenier. (A2 Televizion)
