Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla i dërgoi zyrtarisht një letër drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook ku i kërkon përfshirjen e Kosovës në hartën e Apple.

Në letër, ministrja Haradinaj-Stublla thekson të gjitha arsyet përse Apple duhet të marrë këtë vendim duke përmendur dhe faktin se pavarësia e Kosovës është e njohur nga mbi dy të tretat e vendeve të botës.
“Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një opinion këshillë-dhënës erdhi në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar”, shkruan ministrja Haradinaj-Stublla. (A2 Televizion)