Kosova regjistron pesë viktima nga Covid-19, mbi 4 mijë raste aktive

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 15:27 | Kosova
Kosova regjistron pesë viktima nga Covid-19, mbi 4 mijë raste aktive

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 77 raste të reja me këtë virus. Rastet e reja vijnë pas 4322 testimeve.

Në 24 orëshin e fundit po ashtu janë shëruar 696 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4.176.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin e fundit janë kryer 16.481 doza vaksine.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, mbi 500 mijë persona kanë marrë mdy dozat e vaksinës.

Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos