Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për targat. Forcat Speciale në kufi zëvendësohen nga KFOR për 2 javë, do të ngrihet grup pune për një zgjidhje të përhershme

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 12:36 | Kosova
Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për targat. Forcat Speciale

Pas dy ditësh negociatash intensive, duket se është arritur një marrëveshje për targat mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel. Lajmin e ka dhënë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, në Twitter, ndërsa falënderon dy përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”.

Të dy palët kanë rënë dakord në këto pika: (A2 Televizion)

  1. Forcat speciale në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut do të largohen paralelisht me bllokadën e rrugëve duke nisur nga 2 tetori, ora 8:00. Forcat e KFOR-it do të vendosen në këto pika kufitare para largimeve simultane dhe do të qëndrojnë aty për rreth dy javë.
  2. Nga data 4 tetor, do të zbatohet regjimi i etiketave në targat e dy vendeve, siç është rënë dakord në dialogun mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE, deri sa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
  3. Do të ngrihet një grup pune me përfaqësues të BE, Prishtinës dhe Beogradit që do të punojë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e mjeteve, bazuar në standardet dhe praktiket e BE. Takimi i parë i këtij grupi do të zhvillohet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajsh nga takimi i parë, grupi i punës do të paraqesë gjetjet e para për një zgjidhje të përhershme.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1443522359462354947
https://a2news.com/2021/09/29/kosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshje-barrikadat-ne-kufi-hiqen-te-shtunen/
https://a2news.com/2021/09/25/bllokada-ne-kufi-kosova-e-vendosur-per-shtetesi/
https://a2news.com/2021/09/30/marreveshja-per-targat-kosove-serbi-von-der-leyen-zhvillim-shume-pozitiv-per-te-gjithe-rajonin/
https://a2news.com/2021/09/30/marreveshja-per-targat-kosove-serbi-reagon-vucic-nuk-futemi-ne-be-derisa-te-zgjidhim-marredheniet-me-prishtinen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos