Takohen sot në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 07:31 | Kosova
Takohen sot në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut, në kohën kur tensionet në veri janë ngritur pas reciprocitetit për targat e automjeteve.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress ka konfirmuar takimin duke thënë se do të mbështesin Kosovën dhe Serbinë për qetësimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

“Mund të konfirmoj se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel të mërkurën”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi të hënën që të dyja vendet të heqin aplikim e targave të përkohshme.

“Nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme edhe Republika e Kosovës edhe Republika e Serbisë, po i heqim ato, të dyja palët”, tha Kurti.

Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut kërkojnë që Kosova të ketë qëndrueshmëri dhe mos të heqë dorë nga reciprociteti për targat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos