“Kosovën e lamë me gjakun tonë”, nacionalistët serbë protestojnë kundër planit europian

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 15:38 | Kosova
“Kosovën e lamë me gjakun tonë”, nacionalistët

Populli serb nuk do ta dorëzojë Kosovën, pasi e lau me gjakun e vet tokën e këtij vendi.. Me thirrje si këto qindra nacionalistë dhe të Krishterë Ortodoksë marshuan në rrugët e Beogradit të dielën për të protestuar kundër planit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shumë serbë e shohin Kosovën, ku gjenden shumë kisha e manastire të besimit Ortodoks, si zemrën e kombit serb.

“Kosova është vendi i shenjtë i Serbisë. Populli serb, i cili e lau me gjakun e vet këtë tokë, nuk do ta dorëzojë Kosovën”, thotë një nga protestuesit.

Nacionalistët serbë të cilët kërkojnë lidhje me të afërta me Rusinë, aleatin e hershëm të Beogradit, kritikojnë presidentin Aleksander Vuçiç për rolin e tij në bisedimet lidhur me propozimin e mbështetur nga perëndimi. Më 27shkurt, ai dhe kryeministri i Kosovës, u dakordësuan mbi përmbajtjen e planit 11 pikësh në bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe pse refuzuan ta nënshkruajnë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi planin e zbatimit. 

“Të gjitha qeverive që po e shtyjnë Serbinë dhe qeverinë serbe drejt tradhtisë u themi: Nuk jemi gati për tradhti. Ne duam dhe do të luftojmë që plani franko-gjerman të refuzohet”, tha një tjetër.

Kisha ortodokse serbe ka organizuar lutje të posaçme për Kosovën që do të zgjasin deri për Pashkë, por ajo nuk e mbështeti zyrtarisht marshimin dhe pjesëtarët e klerit nuk morën pjesë në të. Të premten patriarku Porfirije tha se askush nuk duhet t’i mësojë Kishës së çfarë është Kosova. “Të çlirosh Kosovën me fjalë është e lehtë”, pohoi ai.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/03/me-ke-jane-serbet-me-rusine-apo-me-perendimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos