“Kostot do të jenë më të mëdha nëse Parlamenti nuk e zgjat afatin e KPK-së”

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 20:44 | Politikë
“Kostot do të jenë më të mëdha nëse

Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se e vetmja garanci përsa i përket procesit të vetingut deri tani, ka qenë ONM-ja, që ka bërë rekomandimet e duhura, për të pasur standard dhe kontroll.

“Ne e provuam ta bëjmë vetë vetingun në polici dhe e pamë se si shkoi. Vetingu nuk do të ndalet, është detyrim kushtetues. E vetmja pyetje është nëse do ta vazhdojmë ta bëjmë me ndërkombëtarët, apo me KLP dhe KLGJ, që do të mbingarkohen edhe më shumë”, u shpreh Likmeta.

https://a2news.com/2022/02/09/zgjatja-e-afateve-te-vetingut-muci-nuk-eshte-e-nevojshme/

Sipas tij, kostot do të jenë më të mëdha nëse Parlamenti nuk e zgjat afatin e KPK-së.

“Standardi i vendosur deri më tani, i mirë apo i keq, rrezikon të shkatërrohet nëse nuk do të kemi më një prezencë ndërkombëtare. Besoj se për këtë biem të gjithë dakord”, nënvizoi Likmeta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/09/skendaj-nje-e-treta-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-ngelen-jashte-nese-nuk-miratohen-neser-amendamentet-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos