
Kryeministri Rama, nga Fieri, ku promovoi skemën mbështetëse të AZHBR-së në fermën e një qytetari, shpalosi objektivin e qeverisë për bujqësinë në rast të një mandati të tretë. Rama u shpreh se qeveria synon që t’i çojë eksportet e bujqësisë në 1 miliardë euro, nga 400 milionë që janë aktualisht.
“Objektivi është që në mandatin e tretë të kalojmë 1 miliardshin. Është objektiv realist se kalon në cikël tjetër tani dhe gjithë këto farat që mbollën në fillim të mandatit të parë kanë filluar të nxjerrin një rrjet prodhimi, përpunimi dhe eksporti që vetëm zhvillohen. Dhe ky është një objektiv shumë realist”. (A2 Televizion)