
KQZ në Kosovë vendosi rinumërimin e votave në 12 vendvotime në 10 komuna të Kosovës. Gjithashtu, u vendos që të quhen të pavlefshme votat në të cilat nuk është respektuar procedura.
Një problematikë e rëndësishme në këtë pikë, që është ngritur nga organizatat vëzhguese, dhe LVV ka të bëjë me votat e emigrantëve, të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit të mjeteve të identifikimit.
“Vetëm kur të mbarojmë numërimin e te gjitha votave do mund të certifikojmë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. (A2 Televizion)