KQZ përfundon procedurën për Tom Doshin, del pa vendim

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 12:37 | Politikë
KQZ përfundon procedurën për Tom Doshin, del pa vendim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi pa asnjë vendim procedurën administrative për Tom Doshin, për të cilin kishte kërkuar nga prokuroria informacione shtesë për të verifikuar nëse Doshi kishte ose jo pengesë ligjore për të qenë pjesë e parlamentit.

Doshi u tërhoq nga mandati i fituar që në ditën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe pikërisht për këtë fakt, pasi nuk është deputet dhe as nuk ka mundësi që të zgjidhet, Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi tha se procedura përfundonte pa vendim.

Pas hetimit të nisur nga prokuroria, nuk rezultoi se Doshi kishte kryer krime jashtë vendi apo të ishte në hetim nga ndonjë autoritet i huaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/04/i-denuar-me-1-vit-burg-ne-vitin-1990-dhe-me-emer-te-ndryshuar-gabimisht-nga-gjendja-civile-zbardhet-verifikimi-i-prokurorise-per-tom-doshin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos