Berisha dorëzon nënshkrimet e delegatëve, PD: Bëri blof, nuk ka mbledhur ¼ e firmave që duhen

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 21:34 | Politikë
Berisha dorëzon nënshkrimet e delegatëve, PD: Bëri blof, nuk

Disa momente pasi Sali Berisha dorëzoi në PD, firmat e 4200 delegatëve, siç ai pretendon për thërritjen e Kuvendit Kombëtar, Selia Blu ka dalë me një deklaratë zyrtare me anë të së cilës bën me dije se ish kryeministri po bën një blof.

Në reagimin e PD, shkruhet se Sali Berisha nuk i ka mbledhur ¼ e firmave të nevojshme për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

“Pas 30 vitesh Sali Berisha i di rregullat si funksionon PD. Si mblidhen organet e PD. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me statutin dhe funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët. Nuk ka arritur të mbledhë dot 1/4 e firmave për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Ajo që pamë sot është një tallje e madhe me sakrificën e demokratëve.  Është fyerje e rëndë për çdo demokrat që pretendohet se mbahen sekret të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime të PD”, shkruhet në reagim e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos