Cili do të jetë fati i Lulzim Bashës? Përgjigjet Sali Berisha

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 20:05 | Politikë
Cili do të jetë fati i Lulzim Bashës? Përgjigjet Sali

Sali Berisha u pyet nga gazetarët se cili do të jetë fati i Lulzim Bashës pas Kuvendit të paralajmëruar më 11 dhjetor nga ish-kryeministri.

Berisha u shpreh se për Lulzim Bashën do të votojnë demokratët, duke shtuar se PD nuk ka larguar asnjë nga radhët e saj.

“PD nuk përjashton askënd. Gjatë historikut të saj janë larguar njerëz, por janë larguar vetë. Me gjithë dëmin që i ka bërë PD dhe është peng për fajin e vetë, përsëri mendoj se do të jetë vetë ai që do të përcaktojë vendin e tij. Demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos