PS shpenzon 1,4 milionë euro në fushatë, 4 herë më shumë se PD dhe LSI

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 15:43 | Politikë
PS shpenzon 1,4 milionë euro në fushatë, 4 herë më

Zgjedhjet e 25 Prillit i kanë kushtuar jo pak, por 1,4 milionë euro Partisë Socialiste. Në raportin e shpenzimeve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), socialistët kanë deklaruar 172 milionë lekë shpenzime, teksa pjesa më e madhe e tyre, 133 milionë lekë, është gjeneruar nga partia.

Kandidatët kanë shpenzuar 34 milionë lekë për fushatën e tyre, ndërsa 4 milionë janë shpenzime indirekte. 

4 herë më pak shpenzime ka deklaruar Partia Demokratike, teksa në raportin e KQZ-së shpenzimet arrijnë shifrën e 47,6 milionëve, ose 387 mijë eurove. Nga buxheti i partisë kanë dalë 43 milionë lekë, ndërsa shpenzimet e kandidatëve kapin shifrën e 2 milionë lekëve. 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 43,5 milionë lekë, ose 358 mijë euro. 34 milionë lekë kanë për origjinë buxhetin e partisë, ndërsa 7 milionë lekë kanë dalë nga xhepat e kandidatëve.

Në krahasim me zgjedhjet e 2017-s, Partia Socialiste ka rritur shpenzimet e fushatës me 68 milionë lekë, ose rreth 56 mijë euro. Dy forcat e tjera politike kanë reduktuar shpenzimet. Demokratët kanë shpenzuar 10,4 milionë lekë më pak se në 2017-n, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 55 milionë lekë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos