Kreu i grupit bjellorus në emigracion gjendet i vdekur në Ukrainë, policia heton për vrasje

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 16:57 | Bota
Kreu i grupit bjellorus në emigracion gjendet i vdekur në

Kreu i një grupi që ndihmonte njerëzit që arratiseshin nga Bjellorusia është gjetur I vdekur pranë shtëpisë së tij në Ukrainë.

Vitaly Shishov u gjet i varur në një park në Kiev. Ai kishte dalë për vrap një ditë më parë, por nuk ishte kthyer në banesë. Policia e Ukrainës ka hapur një hetim për vrasje dhe po investigon nëse ai është vrarë nga dikush tjetër, pavarësisht se skena e ngjarjes ishte ndërtuar të dukej si vetëvrasje.

https://a2news.com/2021/06/25/drama-me-avionin-ne-bjellorusi-aktivisti-zhvendoset-nga-paraburgimi-ne-arrest-shtepie/

Shishov drejtonte Shtëpinë Bjelloruse në Ukrainë, duke ndihmuar ata që largoheshin nga Bjellorusia për t’i shpëtuar regjimit dhe përndjekjes së policisë. Ai u siguronte atyre akomodim, punë dhe këshilla ligjore.

Ukraina, Polonia dhe Lituania, fqinjët e këtij shtetit, janë destinacionet kryesore të personave që kërkojnë t’i shpëtojnë persekutimit. Miqtë e aktivistit bjellorus theksojnë se ai ndiqej nga disa persona kohëve të fundit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/28/bjellorusia-pezullon-pjesemarrjen-ne-partneritetin-me-be/

A2 CNN Livestream

Latest Videos