Kreu i KQZ, Klement Zguri, jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 11:21 | Aktualitet
Kreu i KQZ, Klement Zguri, jep dorëheqjen

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni, një muaj para mbarimit të mandatit. Vetë Zguri e konfirmoi vendimin e tij për A2 këtë të premte.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së. I mbetur si i vetmi anëtar i KQZ i zgjedhur nga opozita, Zguri ka pasur shpesh përplasje dhe kundërshtime me anëtarët e tjerë të komisionit.

Gjithashtu, ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve në pushtet dhe opozitës jashtë Parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos