Ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në mesazhin për mediat pas ushtrimit të detyrës si qytetar, Ruçi u shpreh se politikanët sot duhet të heshtin dhe t’i nënshtrohen verdiktit të sovranit
“Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve. Ne politikanët duhet të heshtim të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit të sovranit. Sot, fitojnë vetëm qytetarët. Kushdo që do të mundohet për të bërë pis do të dështojë. Nga nesër do të ketë një fitues. Nga nesër, fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren”, tha Ruçi. (A2 Televizion)