Krijimi i Superligës, Bayern Munchen reagon për herë të parë

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 19:07 | Futboll
Krijimi i Superligës, Bayern Munchen reagon për herë të

Bayern Munchen ka reaguar zyrtarisht pas lajmit të bujshëm se 12 klube të rëndësishme evropiane kanë firmosur për krijimin e Superligës.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi gjerman është pozicionuar kundër kësaj iniciative.

“FC Bayern nuk ka marrë pjesë në planifikimin e Superligës. Jemi të bindur se stadi aktual i futbollit garanton një bazë shumë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të tij. FC Bayern e ka pritur me kënaqësi reformën e Champions League sepse besojmë që është hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Nuk besojmë se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane, që erdhën si pasojë e koronavirusit. Të gjithë klubet e Evropës duhet të punojnë në mënyrë solidare që struktura e kostove, veçanërisht ajo e pagave të lojtarëve dhe honorareve të agjentëve, të rregullohen në bazë të të ardhurave, në mënyrë që futbolli evropian të jetë më i arsyeshëm”, lexohet në komunikatë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/uefa-aprovon-formatin-e-ri-te-champions-mes-polemikave-per-superligen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos