
Jose Mourinho, edhe pse njihet si “Special One” dhe ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në futbollin botëror, është një nga punonjësit më problematik, i cili është shkarkuar plotë 5 herë nga detyra e trajnerit.
Rasti i fundit ishte këtë të hënë, kur portugezi u shkarkua nga skuadra e Tottenham për shkak të rezultateve zhgënjyese. Për këtë shkarkim, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro. Special One është padyshim trajneri që ka përfituar më tepër nga largimet, sepse në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.
Përfitimet e Jose Mourinho pas shkarkimeve
Viti 2007 Chelsea: 20.77 mln euro
Viti 2012 Real Madrid: 19.62 mln euro
Viti 2015 Chelsea: 14.42 mln euro
Viti 2019 Man Utd: 17.3 mln euro
Viti 2021 Tottenham: 34.61 mln euro
Totali: 107.88 milionë euro (A2 Televizion)