Krim në familje, burri vret gruan në Durrës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 08:20 | Kronikë
Krim në familje, burri vret gruan në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth mesnatës në një familje në Xhafzotaj, ku L.C. ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij M.C. 33 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pas një sherri të momentit për motive të dobëta, ku për pasojë për shkak të plagëve të marra 33-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi monstruoz, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të L.C. i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos