Krim në Tiranë, 37-vjeçari qëllon për vdekje me thikë një 60-vjeçar

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 12:07 | Kronikë
Krim në Tiranë, 37-vjeçari qëllon për vdekje me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet. Policia njofton se një 37-vjeçar ka goditur me thikë një 60-vjeçar i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nuk bëhen të dituar motivet e këtij krimi, por policia shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të "Harry Fultz", shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos