“Kriminalizimi i politikës”, Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 15:30 | Politikë
“Kriminalizimi i politikës”, Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se një person i cili është arrestuar nga policia si organizator i një grupi të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër është punonjës i zjarrfikëses në Tiranë dhe sipas Bardhit rezulton të jetë patronazhist i Partisë Socialiste.

Këtë denoncim Bardhi e ka shoqëruar dhe më një foto nga sistemi i patronazhistëve, i cili u bë publik nga mediat disa muaj më parë. “Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës”, ka shtuar Bardhi në reagimin e  tij.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka theksuar se misioni i demokratëve  është të kthejnë legjitimitetin në vend. “Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos