Ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Shqipëria, destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 13:19 | Politikë
Ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Shqipëria, destinacion

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë, duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era.

“Prej sot, shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike. Disa vite më parë, kjo do të ishte e pamundur të imagjinohej. E gjithë kjo rrugë transformimi dhe kjo qasje për të ndërtuar mirë dhe në mënyrë të besueshme nga pikëpamja e procesit, si dhe sukseset e pamohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun global të energjisë”, tha Rama.

“Para disa vitesh ishte e pamundur të imagjinoheshin kompani prestigjioze që merrnin pjesë në ankande në vendin tonë, sot është një diçka rutinë. Mendoj se i kemi vendosur bazat dhe po vijojmë të ngjitemi drejt asaj maje ku shqiptarët meritojnë”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos