Kryemadhi zgjedh mandatin e Fierit, Petrit Vasili futet në parlament

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 12:48 | Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, duke i hapur rrugën Petrit Vasilit që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës dhe duke përjashtuar në këtë mënyrë të renditurën e dytë në qarkun e Fierit, Keidi Mehmetaj.

Në përgjigje të shkresës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Kryemadhi shprehet se ka zgjedhur me vullnet të plotë mandatin e deputetes në Fier.

“Në përgjigje të shkresës suaj, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të LSI në qarkun Fier".

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit, dy në Tiranë, një në Shkodër dhe një në Fier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos