
Epidemiologu Dritan Ulqinaku, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se trendi i të prekurve në vendin tonë me koronavirus nuk po rritet dhe kjo do të mundësojë lehtësimin e masave.
Por, sipas Ulqinakut, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mbajmë ende distancën nga njëri-tjetri.
“Trendi nuk po rritet dhe vatrat janë familjare. Tani duhet të përgatitemi për lehtësimin e masave. Distancimin social duhet ta mbajmë sepse virusi nuk po tregon shenja zhdukjeje, por duhet të rinisim aktivitetet e domosdoshme. Frika më e madhe që kishim ishte asfiksimi i sistemit shëndetësor, por kjo nuk ka ndodhur në vendin tonë”, theksoi Ulqinaku.
Sipas tij, kur të zbuten masat, do të bëhet testimi i disa target grupeve siç janë shtëpitë e të moshuarve, të burgosurit dhe mjekët. (A2 Televizion)