
Në Intervistë me Merita Haklaj në A2 CNN, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, foli edhe për mekanizmin “non grata” për të cilin tha se po e sheh edhe Britania, duke marrë sanksione botërore kundër korrupsionit, si dhe sanksione botërore për të drejtat e njeriut.
Megjithatë, ambasadori theksoi se llogaridhënia kombëtare është shpesh më e fortë se ajo ndërkombëtare
“Për Mbretërinë e Bashkuar, parimet e lirisë dhe të demokracisë të drejtësisë dhe llogaridhënies janë thelbësore. Llogaridhënia është tepër e rëndësishme. Do të donim ta shihnim në çdo vend dhe në Shqipëri duam të shohim gjykatat dhe proceset e llogaridhënies në parlament, gjithashtu, të sjellin para përgjegjësisë ata që duhet të japin llogari. Çështje e korrupsionit dhe përfshirja në krim duhet t'u nënshtrohen proceseve gjyqësore, si dhe gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar që ata që kanë lidhje me korrupsionin të mos udhëtojnë lirshëm apo të fshehin pronat diku tjetër.
Është diçka që po e sheh dhe Mbretëria e Bashkuar. Kemi ndërmarrë së fundmi sanksione botërore kundër korrupsionit, si dhe sanksione botërore për të drejtat e njeriut. Janë çështje që do t'i shohim gjithashtu. Do të shohim se si të sigurohemi që do të ketë llogaridhënie, por llogaridhënia kombëtare është shpesh më e fortë se ajo ndërkombëtare, që duhet të jetë një mekanizëm përforcues. Mendojmë se parimet e llogaridhënies, qofshin kombëtare apo ndërkombëtare, janë shumë të rëndësishme, pjesë e mundësimit të një demokracie funksionale, të çliruar nga krimi, të çliruar nga korrupsioni.
Por parimet janë të qarta. Do ta mbështesim demokracinë, llogaridhënien, do të mbështesim institucionet e rendit ligjor, ato parlamentare, institucionet mediatike për gazetari investigative, që të ketë llogaridhënie, si dhe do të përdorim sanksionet ndërkombëtare kur të nevojiten. (A2 Televizion)