Kriza në PD, gratë demokrate pro Berishës shkojnë në seli

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 15:49 | Politikë
Kriza në PD, gratë demokrate pro Berishës shkojnë në

Mbështetësit e Sali Berishës u rikthyen në selinë e Partisë Demokratike. Albana Vokshi, së bashku me disa zonja të tjera, kërkuan të zhvillojnë mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Gruas, por zyrat ishin të mbyllura. Ajo akuzoi Lulzim Bashën për uzurpim të selisë së partisë.

“Jam këtu me zonjat anëtare të komisionit të rithemelimit të PD-së me Kokalarin, Harxhin dhe Hajdarmatajn, kishim vendosur të bënim një takim me strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas së Tiranës. Unë po provoj çelësin e zyrës dhe dua t’ju informoj se deputeti Basha ka urdhëruar shëprthimin e dyerve të zyrës së LDG dhe ka zëvendësuar bravat. Dua t’ju informoj se në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Është çdo informacion dhe dokument zyrtar origjinal dhe nuk po flas për sendet e mia personale apo anëtareve brenda kësaj zyre. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, është veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz, jo europian, jo statutor dhe antiligjor dhe është i dënueshëm penalisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos