Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 10:05 | Politikë

Një ditë pas kaosit në selinë e Partisë Demokratike, ku dy palë pretendojnë drejtimin e partisë, të martën pritet që aty të shkojnë disa ambasadorë të huaj. Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, ambasadorët do të takohen me Lulzim Bashën dhe nënkryetarët e PD-së.

Në seli, mbërritën ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, asmbadori i BE-së, Luigi Soreca, si edhe ambasadori britanik, francez dhe ai italian.

https://youtu.be/YT7TcDC2tSk

Të hënën, komisioni i rithemelimit të PD-së i dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit zhvilloi mbledhjen e tij të parë në selinë e PD-së nën drejtimin e Sali Berishës. Paralelisht, në një sallë vetëm pak metra larg, Lulzim Basha po zhvillonte një tjetër mbledhje.

Lideri historik i demokratëve u bëri thirrje kryetarëve të degëve të bëhen gati për referendumin e 18 dhjetorit, ku do të ratifikohet vendimi i delegatëve në kuvend për shkarkimin e Bashës. Në kundërpërgjigje të aksionit të Sali Berishës për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp akuzoi ish-kryetarin si komunist që kërkon të përsërisë dhunën e vitit ‘97 me një skenar të ngjashëm si ai i 21 janarit 2011.

https://a2news.com/video/berisha-ne-seline-e-pd-deget-te-hapen-per-referendumin-injoroni-shoqaten-basha-bardhi/
https://a2news.com/video/basha-berisha-komunist-burracak-qe-kopjoi-skenarin-e-21-janarit/

Basha dhe kryesia e PD-së kanë thërritur një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ndërsa kanë shkarkuar kryetarët e degëve që punuan për kuvendin e Berishës. Gjithashtu, ata kallëzuan në SPAK 3 deputetë të partisë, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi, si dhe Ivi Kason dhe Ervin Minarollin, për falsifikim të vulave dhe dokumenteve.

Pavarësisht grumbullimit të shumë personave brenda ambienteve të selisë së PD-së, nuk u shënua ndonjë incident. Megjithatë, zoti Berisha tha se disa banda të armatosura ishin futur brenda selisë. Deputeti Belind Këlliçi konfirmoi këtë version dhe tha se kishte njoftuar policinë për të kryer verifikimet, pasi akuzoi se zyra e tij, si kryetar i FRPD, ishte bastisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos